Play off-i i Kampionatit 5×5 Tiranë, zbardhen përballjet e fazës 1/8

- Bota Sot

Play off-i i Kampionatit 5×5 Tiranë, zbardhen përballjet e fazës 1/8

Kampionati i futbollit amator 5×5 në zonën rajonale të Tiranës ka hyrë në fazën më vendimtare të tij.

Pas përfundimit të fazës së rregullt, janë përcaktuar 16 ekipet më të mira, të cilat do të garojnë në fazën play off.

Me hedhjen e shortit janë zbardhur çiftet e fazës 1/8, ku ekipet do të synojnë kalimin në çerekfinale dhe vijimin e rrugëtimit drejt titullit kampion të zonës rajonale Tiranë.

Play Off Zona Rajonale Tiranë
Faza 1/8 finale

ATS – Sons
Julton – Intelekt 365
Çameria – Vila L
Sinaloa – Legjendat
Los Amigos – Beautiful Albania
FC Tigres – Golden Park
FC Dymbëdhjeta – 3V Fejzo
Simple FC – ID Albania

Ndeshjet e fazës play off pritet të ofrojnë rivalitet, emocione dhe spektakël, duke konfirmuar nivelin konkurrues të kampionatit amator 5×5 në zonën e Tiranës.



Read it all at Bota Sot