Garën për “Këpucën e Artë” këtë sezon e kryesojnë sulmuesit e mëdhenj Harry Kane i Bayern Munich dhe Erling Haaland i Manchester City, të dy me nga 20 gola të shënuar.
Pritet që ata të mbeten kryesorët në luftën për trofe deri në fund të kampionatit.
Pas tyre ndiqet nga afër Kylian Mbappe i Real Madridit me 18 gola, i cili gjithashtu synon të luftojë për çmimin e golashënuesit më të mirë në Europë.
Në listën e publikuar të martën nga “Kicker”, sulmuesi shqiptar Vedat Muriqi renditet në vendin e 20-të me 11 gola, duke ndarë shifrën me lojtarë si Mason Greenwood i Marseille dhe Ferran Torres i Barcelonës.
Edicioni i kaluar i “Këpucës së Artë” u fitua nga Mbappe, ndërsa Muriqi po kalon një sezon të qëndrueshëm te Mallorca, duke kontribuar me gola dhe asistime, edhe pse nuk është në krye të renditjes evropiane.
Kane dhe Haaland kanë treguar konsistencë të jashtëzakonshme këtë sezon, duke e mbajtur garën shumë të hapur, ndërsa për Muriqin dhe të tjerët mbetet sfida për të shfrytëzuar çdo mundësi për të ngjitur në renditje deri në përfundim të sezonit.