Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, njofton se ka arrestuar të dyshuarin S. R nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.
"Për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë", thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës
Prishtinë, 14 janar 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në koordinim me hetuesit policorë nga
Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, ka arrestuar të dyshuarin S. R nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.
Për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë.