Balotelli drejt rikthimit? Presidenti i Al Ittifaq i zbulon prapaskenat

- Bota Sot

Balotelli drejt rikthimit? Presidenti i Al Ittifaq i zbulon prapaskenat

Mario Balotelli mund të jetë gati për një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë në Dubai. Presidenti i klubit Al Ittifaq, Pietro Laterza, ka zbuluar detaje interesante mbi mënyrën se si lindi ideja për afrimin e sulmuesit italian.

Gjithçka nisi nga një kërkim në Transfermarkt. Po shikonim listën e futbollistëve pa kontratë dhe sapo pamë emrin e Balotellit, nisëm menjëherë kontaktet me rrethin e tij”, ka deklaruar Laterza.

Sipas presidentit, zgjedhja e Balotellit nuk ishte rastësore.

Klubi e kërkonte një sulmues të gatshëm për të shënuar gola menjëherë, dhe profili i Super Marios përputhej plotësisht me këtë nevojë.

“Balotelli është i motivuar dhe në gjendje të mirë fizike. Na duhej një lojtar që mund të bëjë diferencën menjëherë. Për të, Dubai është vendi i duhur për të rifilluar”, shtoi Laterza.

Këto deklarata e kanë rritur interesin dhe kuriozitetin e tifozëve, duke hapur diskutime mbi një tjetër rikthim të mundshëm të Balotellit në skenë.

Pas eksperiencave të ndryshme në Evropë, Lindja e Mesme mund ta përfaqësojë një mundësi të artë për rilindje për ish-sulmuesin e Interit dhe Milanit.

Mbetet për t’u parë nëse bisedimet do të finalizohen, por një gjë është e sigurt: emri i Mario Balotellit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së futbollit botëror. 



Read it all at Bota Sot