Nga Greqia në Gjirokastër

- Bota Sot

Nga Greqia në Gjirokastër

Luftëtari është një nga skuadrat e Kategorisë së Parë që vazhdon me përforcimet në këtë merkato. Gjirokastritët ditën e sotme kanë prezantuar një mesfushor.

Philip Ikeocha është lojtari më i ri i bluzinjve, i cili do të mbajë veshur fanellën e Luftëtarit për pjesën e dytë të sezonit. Klubi e ka zyrtarizuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ndërsa i uron suksese në vazhdim.

Mesfushori nigerian Philip Ikeocha është lojtari më i ri që do të përfaqësojë ngjyrat blu-zi. Ikeocha vjen nga klubi grek AO Chaidariou, duke sjellë me vete eksperiencë, forcë fizike dhe cilësi në repartin e mesfushës.

Me energjinë, vizionin dhe aftësitë e tij, ai pritet të japë impulse pozitive dhe të kontribuojë në objektivat e ekipit.

Klubi i uron mirësevjen dhe suksese në çdo sfidë me fanellën”, ka shkruar klubi.



Read it all at Bota Sot