Vardari del blof me “klaozolën” 1.5 milionë euro, Hearts zyrtarizon marrëveshjen me Maton

- Bota Sot

Vardari del blof me “klaozolën” 1.5 milionë euro, Hearts zyrtarizon marrëveshjen me Maton

Vardari i Shkupit rezulton të ketë dalë blof me komunikatën e fundit, ku pretendonte se për shkak të interesimit të madh për sulmuesin e tyre kishte rritur klauzolën e largimit në 1.5 milion euro,

Madje, media të afërta me klubin shkupjan shkuan edhe më tej, duke raportuar për një ofertë të lartë nga Trabzonspori.

Mirëpo, të gjitha këto zhvillime bien poshtë pas njoftimit zyrtar të klubit skocez Hearts FC.

Të gjitha këto pretendime bien poshtë pas zhvillimeve të fundit, pasi është vetë klubi skocez Hearts FC që ka konfirmuar marrëveshjen paraprake me futbollistin nga Uganda, Rogers Mato.

Në komunikatën zyrtare, Hearts shkruan se është arritur marrëveshje me sulmuesin ndërkombëtar ugandez, i cili do t’i bashkohet skuadrës në verë, me kontratë trevjeçare, sapo t’i skadojë kontrata aktuale me FK Vardar.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë se kemi arritur një marrëveshje me sulmuesin ndërkombëtar ugandez, Rogers Mato, i cili do të bëhet pjesë e Hearts në verë. 22-vjeçari do t’i bashkohet klubit me një kontratë trevjeçare, pas përfundimit të kontratës së tij me FK Vardar.”

Kështu, çdo pretendim për shitje milionëshe apo ofertë zyrtare bie poshtë, duke bërë të qartë se Vardari nuk ka përfituar asnjë shumë nga largimi i lojtarit, i cili do të largohet si futbollist i lirë drejt futbollit skocez.



Read it all at Bota Sot