Allegri: Como, ekip i guximshëm

- Bota Sot

Allegri: Como, ekip i guximshëm

Milani do të përballet me Comon në transfertë mbrëmjen e së enjtes.

Kjo do të jetë hera e parë që trajneri Masimiliano Alegri do të ketë kundër në stol Cesc Fabregasin.
Tekniku i “Djallit” pret një sfidë të vështirë, por është optimist për rezultatin.

“Pavarësisht se ka vetëm 2–3 vite që trajnon, po bën një punë shumë të mirë. Como është një skuadër e guximshme, që ushtron presion mirë dhe është e fortë teknikisht. Por nuk është Fabregas kundër Alegrit, është Como kundër Milanit”.

Tekniku tregon pikat e forta të rivalit.

“Do të përballemi me një skuadër kundër së cilës është e vështirë të luash: është e para për zotërimin e topit dhe ka mbrojtjen më të mirë. Ata nuk e kanë përgjegjësinë për të fituar me patjetër: mund t’i luajnë të gjitha ndeshjet me atë mentalitet që u ka transmetuar Fabregas”.

Alegri është i kënaqur me organikën e ekipit dhe beson se me ata do të arrijë të realizojë objektivat sezonalë.



Read it all at Bota Sot