Situata me ujin e pijshëm, IKSHPK del me njoftim

- Bota Sot

Situata me ujin e pijshëm, IKSHPK del me njoftim

Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publike (IKSHPK ) ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e ujit të pijshëm.

Sipas IKSHPK-së uji nga Badoci nuk rekomandohet ende për pije, si pasojë e vlerave të rritura të turbullirës. Ndëkaq në fabrikat për trajtimin e ujit në Shkabaj dhe Batllavë, cilësia e ujit të pijshëm është brenda standardeve të lejuara. IKSHPK ka dhënë detaje për ujin e pijshëm dhe për komunat e tjera.

Rajoni i Prishtinës

Fabrikat për trajtimin e ujit në Shkabaj dhe Batllavë: cilësia e ujit të pijshëm është brenda standardeve të lejuara.

Fabrika për trajtimin e ujit në Badoc si pasojë e vlerave të rritura të turbullirës, uji nuk rekomandohet për pije.

Drenas/Bivolak fabrika aktualisht punon me kapacitet të zvogëluar, megjithatë cilësia e ujit mbetet brenda standardeve të lejuara për konsum.

Lipjan dhe Kuzmin cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara për pije.

Vragoli dhe Miradi e Poshtme uji nuk rekomandohet për pije.

Rajoni i Mitrovicës

Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, si dhe komunat veriore: cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara për ujë të pijshëm.

Rajoni i Ferizajt

Ferizaj dhe Shtërpcë cilësia e ujit është brenda standardeve për ujë të pijshëm.

Han i Elezit uji të përdoret vetëm për nevoja teknike.

Rajoni i Gjilanit

Gjilan: cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara për konsum.

Viti: për shkak të turbullirës së rritur, uji të përdoret vetëm për nevoja teknike.

Rajoni i Pejës

Pejë cilësia e ujit është brenda standardeve për ujë të pijshëm.

Deçan uji nga ujësjellësi i Deçanit, Strellc/Deçan dhe Drenoc/Deçan të përdoret vetëm si ujë teknik.

Junik cilësia e ujit është brenda standardeve për ujë të pijshëm

Lagjja Agim Ramadani, uji të përdoret vetëm si ujë teknik.

Istog uji nga ujësjellësi i Istogut, Vrellë/Istog dhe Mbivada/Istog duhet të përdoret vetëm si ujë teknik.

Klinë uji nga rrjeti i puseve dhe nga burimi i Jarinës të përdoret vetëm si ujë teknik.

Rajoni i Gjakovës

Furnizimi me ujë nga rrjeti i KRU Gjakova është i sigurt për konsum.

Në lokalitetet Hoçë e Madhe, Opterushë, Zaqishtë, Demjan dhe Gërçinë janë evidentuar vlera të rritura të turbullirës uji nuk rekomandohet për pije.

Rajoni i Prizrenit

Burimi i ujit nga “40 Bunarët” në qytetin e Prizrenit është brenda standardeve të lejuara për ujë të pijshëm.

Suharekë dhe Dragash cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara për pije.

Malishevë uji të përdoret vetëm për nevoja teknike.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës do të vazhdojë të përcjellë situatën, në bashkëpunim të vazhdueshëm me Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit, me qëllim të vlerësimit të vazhdueshëm të parametrave të cilësisë së ujit dhe dhënies së rekomandimeve përkatëse.

Qytetarët do të informohen me kohë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë çështje, dhe përsërisim thirrjen që të vazhdohet respektimi i rekomandimeve të dhëna, deri në stabilizimin e plotë të parametrave të ujit.



Read it all at Bota Sot