Joao Cancelo pritet të debutojë ndaj Racing Santander

- Bota Sot

Joao Cancelo pritet të debutojë ndaj Racing Santander

Pas fitimit të Superkupës së Spanjës, Barcelona rikthehet në fushë në Kupën e Mbretit, ku të enjten përballet me Racing Santander në 1/8 e finales.

Trajneri Hansi Flick vlerësoi kundërshtarin, duke e cilësuar si “ekip të ri dhe të guximshëm”, ndërsa theksoi se Barça duhet të jetë e përgatitur për presionin në stadium.

Ai foli edhe për afrimin e ri, João Cancelo, duke thënë se është një lojtar që i jep skuadrës më shumë zgjidhje në fazën sulmuese dhe që mund të marrë disa minuta në këtë ndeshje.

Sa i përket portës dhe formacionit, Flick tha se vendimet përfundimtare do të merren në ditën e ndeshjes, ndërsa lavdëroi Joan Garcian për paraqitjen në finalen ndaj Real Madridit.

Barcelona synon kualifikimin, me Flick që pritet t’u japë hapësirë edhe disa lojtarëve të rinj dhe rezervë.



Read it all at Bota Sot