Fabio Paratici kthehet në Itali

- Bota Sot

Fabio Paratici kthehet në Itali

Klubi vjollcë njofton akordin me ish-drejtuesin e Juventus dhe Tottenham. Kontratë deri në 2030-ën dhe marrje e detyrës menjëherë pas mbylljes së merkatos dimërore.

Tani ka datë dhe zyrtarizim. Fiorentina ka bërë me dije se “Fabio Paratici, nga 4 shkurti 2026, do të marrë detyrën e drejtorit sportiv të klubit”. Që Paratici do të hynte së shpejti në organigramë dihej, por duhej mësuar koha.

Paratici është drejtuesi që Fiorentina e ka zgjedhur për kompetencat dhe eksperiencën ndërkombëtare.

Palët kanë firmosur kontratë deri në 2030-ën. Me njoftimin e klubit bëhet e qartë se deri në fund të merkatos dimërore ai do të qëndrojë në Londër, sepse është nën kontratë me Tottenham.

Sapo të lirohet nga kontrata me “Spurs”, Paratici do të nisë punën në Firenze.

Drejtori i ri sportiv i Fiorentinës ka thënë: “Falënderon drejtuesit e Tottenham që e pranuan dëshirën time për t’u kthyer në Itali, te Fiorentina. Kjo mundësi, bashkë me vullnetin për t’u kthyer në vendlindje, më bënë të marr këtë vendim”.



Read it all at Bota Sot