Hoffenheim është duke fituar me rezultat 2:0 ndaj Monchengladbach, në takimin e javës së 17-të në Bundesliga I.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ka asistuar në golin e dytë,
Leon Avdullahu po ashtu është titullar, ndërsa mungon Albian Hajdari për shkak të kartonëve.
Kramariç shënoi në minutën e 22-të dhe Lamperle në të 24-tën pas asistimit të Asllanit.