Maroku ka triumfuar me penallti me rezultat 4:2 ndaj Nigerisë.
Maroku – Senegali, finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës në futboll.
Ndeshja në kohën e rregullt po ashtu edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, mbyllet ashtu si filloi, me rezultat 0:0.
Penalltitë, për Nigerinë shënuan Onuachu, Dele-Bashiru; dështuan Chukwueze, Onyemaechi dhe për Marokun El Aynaoui, Ben Seghir, Hakimi, En Nesyri; dështoi Igamane.
Ndeshja për vend të tretë luhet të shtunën mes Egjiptit dhe Nigerisë (17.00).
Finalja luhet të dielën (20.00).