Begaj përkujton masakrën e Reçakut: Nuk mund të harrohet dhe thirrja për drejtësi s’mund të shuhet

- Bota Sot

Begaj përkujton masakrën e Reçakut: Nuk mund të harrohet dhe thirrja për drejtësi s’mund të shuhet

Presidenti Bajram Begaj nëpërmjet një postimi në Facebook përkujton masakrën e Reçakut.

Begaj shprehet se kjo masakër nuk mund të harrohet dhe se thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet.

“Sot përkujtojmë masakrën e Reçakut dhe nderojmë martirët e saj.

Denoncimi i saj 27 vite më parë nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë.

Ndërgjegjësimi solli Konferencën e Rambujesë, ndërhyrjen e NATO-s, lirinë, shtetin e Kosovës dhe paqen që sot e gëzojmë bashkërisht.

Kjo masakër nuk mund të harrohet!  Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet! Nderim martirëve! Mirënjohje aleatit tonë strategjik, SHBA-së!”, shkruan Begaj.



Read it all at Bota Sot