Sulmuesi shqiptar, Marvin Çuni është duke kërkuar klub të ri gjatë afatit kalimtar të janarit.
24-vjeçari momentalisht është i huazuar te Sampdoria në Serie-n B nga Rubin1 Kazani i Rusisë.
Megjithatë, sulmuesi shqiptar s’e ka gjetur vetën te klubi i njohur italian dhe planifikon që të bëjë ndryshim gjatë kësaj merkatoje.
Siç raportohet në mediat në Itali – tashmë skuadra e Barit ka shprehur interesim për futbollistin.
Çuni ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist në 14 ndeshje këtë sezon.