West Hami frikë se lojtari do të bëjë grevë

- Bota Sot

West Hami frikë se lojtari do të bëjë grevë

Lucas Paquetá po kërkon të largohet nga West Hami gjatë kësaj merkatoje dimërore, duke e konsideruar të përfunduar eksperiencën e tij në Londër.

Sipas medieve britanike, ekziston shqetësimi se lojtari mund të refuzojë të luajë për të detyruar klubin të pranojë transferimin e tij. Qëllimi i tij është kthimi në Brazil, më saktësisht te Flamengo.

28-vjeçari u la jashtë nga ndeshja e fundit e West Hami ndaj QPR në FA Cup, dhe pritet të mungojë edhe në derbin londinez kundër Tottenhamit, këtë fundjavë.

Paquetá ishte blerë nga West Ham në verën e 2022-ës për 43 milionë euro, ndërsa oferta e Flamengos për 35 milionë u refuzua, duke irrituar lojtarin. Ai thuhet se ia ka bërë të qartë presidentit David Sullivan se nuk ka ndërmend të qëndrojë më në Londër.

Gjatë tri viteve e gjysmë me “Hammers”, Paquetá ka luajtur 139 ndeshje, ka shënuar 23 gola dhe ka kontribuar në fitimin historik të Conference League 2023, duke dhënë asistin për golin vendimtar të Bowen në finale kundër Fiorentinës.

Në të kaluarën, Paquetá ishte shumë pranë transferimit te Manchester City, por akuzat për përfshirje në skemë bastesh, nga të cilat u pastrua më vonë, e penguan marrëveshjen.

Po ashtu, ai ka pasur një eksperiencë të vështirë te Milani, ku në periudhën janar 2019–shtator 2020 shënoi vetëm një gol në 44 paraqitje..



Read it all at Bota Sot