Lajm i mirë për Milanin në prag të sfidës së mbrëmjes ndaj Comos. Niclas Füllkrug është rikuperuar në kohë rekord dhe është grumbulluar për takimin që do të luhet në stadiumin “Sinigaglia”.
Sulmuesi gjerman ishte dëmtuar në këmbë gjatë stërvitjes së së martës, por pas vetëm dy ditësh ka arritur të kthehet në dispozicion të stafit teknik.
Të mërkurën, Füllkrug u stërvit rregullisht me grupin, ndërsa fraktura në kockën e gishtit të këmbës, e reduktuar menjëherë, vazhdon të shkaktojë dhimbje. Megjithatë, dëshira e tij për të qenë në fushë ka bërë diferencën: testet e fundit dhe stërvitja e mëngjesit të sotëm kanë dhënë sinjale pozitive, ndaj trajneri Massimiliano Allegri vendosi ta përfshinte në listën e të grumbulluarve.
Rikuperimi i shpejtë i gjermanit i jep më shumë alternativa Allegrit, sidomos në rast se gjatë ndeshjes do të nevojitet të rritet pesha ofensive.
Në fazën finale të takimit, nuk përjashtohet përdorimi i Füllkrug në qendër të një treshe sulmuese me Nkunku dhe Leao, ose Pulisic, me kalimin në mbrojtje me katër lojtarë, një zgjidhje që trajneri kuqezi ka pranuar se po e shqyrton.
Sa i përket repartit mbrojtës, ndaj Comos rikthehet nga pezullimi Tomori, ndërsa De Winter do të luajë si qendërmbrojtës i majtë në vend të Pavlović, i cili ka nëntë qepje në kokë pas përplasjes në Firence. Gabbia plotëson treshen. Në krahë priten nga minuta e parë Bartesaghi në të majtë dhe i zakonshmi Saelemaekers në të djathtë. Nga fillimi rikthehen gjithashtu Fofana, Modrić dhe Rabiot.