Skuadra e Bayern Munih përmes rrjeteve sociale ka njoftuar publikun për një lëndim në kampin e futbollistëve.
Bëhet fjalë për Konrad Laimer, i cili u lëndua në ndeshjen e së mërkures ndaj Kolnit.
Laimer ka këputur fibrën muskolare në këmbën e tij të majtë.
Ai pritet të mbetet jashtë fushave për një kohë, por që nuk është caktuar ende data e saktë.
28-vjeçari gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 16 ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë katër asiste.