Chelsea “heq qafe” Buonanotten

- Bota Sot

Chelsea “heq qafe” Buonanotten

Chelsea ka rënë dakord për të ndërprerë para kohe huazimin e Facundo Buonanotte-s nga Brighton, me mesfushorin argjentinas që do ta vazhdojë sezonin te Leeds United, raporton Fabrizio Romano.

Buonanotte iu bashkua “Blues” në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, por nuk arriti të bindë. Ai zhvilloi vetëm një paraqitje në Premier League dhe u aktivizua kryesisht në ndeshjet e kupave, pavarësisht se ishte menduar si mbulesë për Cole Palmer.

Leeds, që aktualisht renditet në vendin e 16-të, i ka ofruar atij më shumë hapësirë loje deri në fund të sezonit.

Vendimi i Chelseat për të ndërprerë huazimin ka shtuar pakënaqësitë e tifozëve ndaj drejtuesve të klubit dhe mënyrës së menaxhimit të merkatos.



Read it all at Bota Sot