Ky angazhim pasqyron qasjen afatgjatë

- Bota Sot

Ky angazhim pasqyron qasjen afatgjatë

Ekipet Kombëtare për vajza U-17 dhe U-19 nisin vitin me intensitet maksimal!

Ekipet kombëtare të vajzave U-17 dhe U-19 kanë nisur serinë e stërvitjeve për këtë vit në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese europiane, nën drejtimin e trajnerëve Daniela Kodra dhe Cyme Lulaj.

Stafet teknike po zbatojnë seanca intensive stërvitore, duke kombinuar punën teorike me punën në fushë me synimin për të konsoliduar grupet dhe vlerësuar vazhdimisht potencialin e lojtareve.

Ky angazhim pasqyron qasjen afatgjatë të Federatës së Futbollit për të ndërtuar ekipe kombëtare të forta, duke investuar në formimin, përgatitjen dhe afirmimin e talenteve të reja në futbollin e vajzave, në përputhje me standardet europiane..



Read it all at Bota Sot