Trajneri nuk e fsheh frikën për Muçin

- Bota Sot

Trajneri nuk e fsheh frikën për Muçin

Ernest Muçi është lojtari i momentit te Trabzonspori.

Futbollisti i Kombëtares realizoi dy gola dhe asistoi një tjetër te ndeshja e fundit ndaj Istanbulspor.

Trabzonspori ndërkohë siguroi kalimin në turin tjetër të Kupës.

Ndeshja e radhës për ekipin e Muçit do të jetë në transfertën e Kocaelispor.

Trajneri i këtyre të fundit ka folur pikërisht për Muçin, duke e parë si rrezikun kryesor. Selçuk Inan u shpreh:

“Kampionati po fillon, jemi të emocionuar dhe do të luajmë përpara tifozëve tanë. Do të përballemi me një ekip të fortë. Edhe pse në periudhën e fundit mund të mos duket në formën më të mirë, është një nga skuadrat e rëndësishme të ligës.

Ka një skuadër me cilësi të lartë, por ne po e analizojmë kundërshtarin dhe kam besim te ekipi im.

Nëse luajmë një ndeshje ku, me planin e duhur dhe lojën e duhur, luftojmë dhe vrapojmë po aq sa kundërshtari, shpresoj që të dalim prej andej me fitore. Kemi identifikuar disa lojtarë kryesorë. Muçi dhe Zubkov janë lojtarë të talentuar.



Read it all at Bota Sot