Aventurë e re për mesfushorin Kleis Bozhanaj, i cili do të vazhdojë pjesën e dytë të sezonit në një tjetër klub të Serisë B.
Modena, e cila zotëron kartonin e tij, ka bërë të ditur sot se ka mbyllur huazimin te skuadra e Karrarezes, për ta dërguar te një tjetër ekip të këtij kampionati, Rexhiana. Skuadra e njohur është në pozita të vështira në klasifikim në këtë edicion dhe kërkon elementë cilësorë në mënyrë që të sigurojë pikët që i duhen për të garantuar mbijetesën.
Bozhanaj, i cili u bë i njohur fillimisht në radhët e akademisë së Empolit para se të niste rrugëtimin e tij mes profesionistëve, nuk arriti të linte gjurmë në radhët e Karrarezes në këtë eksperiencë të dytë atje duke humbur postin e titullarit, teksa luajti vetëm 12 ndeshje.
daj ai ka pranuar huazimin në një tjetër skuadër të Serisë B, me shpresën që të aktivizohet rregullisht.