Napoli ka harruar të fitojë, Antonio Konte: S’kthehem prapa, por ka gjëra që s’funksionojnë

- Bota Sot

Napoli ka harruar të fitojë, Antonio Konte: S’kthehem prapa, por ka gjëra që s’funksionojnë

Pavarësisht se është i pezulluar me dy ndeshje, për shkak të reagimit të tij të ashpër, pas penalltisë së akorduar për Interin, në sfidën e së dielës së kaluar, trajneri i Napolit Antonio Konte foli në prag të ndeshjes ndaj Parmës. Ai u përpoq të lërë pas polemikat e ndeshjes kundër Interit.

Trajneri i skuadrës napolitane, i pezulluar për dy ndeshje, ka zgjedhur të mos ndalet më te episodi i “San Siros”, duke theksuar se skuadra duhet të fokusohet vetëm te e tashmja. Konte ka pranuar se përballja me Interin ishte e mirë nga ana e lojës, por ka nënvizuar se ngjeshja e kalendarit nuk lë shumë hapësirë për reflektime.

“Nuk dua të kthehem mbrapa – ka situata që duket se nuk funksionojnë, por tani duhet të shikojmë përpara”, është shprehur ai.

Gjatë konferencës për shtyp, trajneri foli edhe për gjendjen e disa lojtarëve. David Neres, që sipas teknikut nuk ka mundësi të luajë 90 minuta të plota për shkak të rikuperimit nga dëmtimi, ndërsa për Hojlund Konte ka shprehur vlerësime, duke theksuar përmirësimin dhe potencialin e madh të sulmuesit të ri. Napoli, mes vështirësive dhe polemikave, synon të vazhdojë rrugën.



Read it all at Bota Sot