Aksident fatal në rrugën Carralevë – Komoran, vd*es një person

- Gazeta e Prizrenit

Aksident fatal në rrugën Carralevë – Komoran, vd*es një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Komoran – Carralevë.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se rreth orës 19:30 është pranuar informata për një aksident trafiku me pasoja fatale, në të cilin kanë qenë të përfshira dy automjete.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar gjithsej pesë persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Vdekja e viktimës, mashkull, është konstatuar nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran.

Ndërkohë, personat e tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me rastin po merret njësiti rajonal i trafikut, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vazhdim.



Read it all at Gazeta e Prizrenit