Banori i Big Brother VIP Kosova, Ludo, ka shkaktuar tension sonte gjatë Darkës së të Nominuarve, duke u treguar i ashpër ndaj Albës. Gjatë një debati të zjarrtë, ai nuk ka kursyer fjalët dhe ka nxjerrë në pah perceptimet e tij për mënyrën se si Alba po e trajton Lim-in.
Ludo i është drejtuar Albës duke i thënë se ajo po e sheh Lim-in si Zot, ndërkohë që, sipas tij, ai e trajton vetëm si një të vogël. Ai ka theksuar se ky qëndrim tregon shumë për mënyrën se si Alba i percepton lojtarët dhe veten.
“Kur ti e sheh si lojtar, kjo mua më tregon se ti atë e sheh si Zot, veten e sheh si të vogël,” u shpreh Ludo, duke lënë të kuptohet se ndihet i injoruar ose i nënvlerësuar nga sjellja e Albës.
Debati duket se ka ndezur tensionin në shtëpinë e BBVK-së, me banorët të përfshirë emocionalisht dhe me shikuesit që po ndjekin me interes çdo zhvillim. S
Pritet që zhvillimet e radhës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova të jenë po aq dramatike, ndërsa fansat vazhdojnë të komentojnë dhe ndjekin me padurim se si do të evoluojnë marrëdhëniet midis banorëve.