Kampioni aktual i Maqedonisë, Shkëndija, luajti ndeshjen e parë miqësore para se të nisej për në kampin dimëror stërvitor në Antalia.
Në kompleksin “Petar Miloshevski” në Shkup, skuadra tetovare mposhti bindshëm Brerën me rezultatin 3:0.
Shkëndija dominoi gjatë gjithë ndeshjes dhe krijoi dukshëm më shumë raste, tre prej të cilave u shndërruan në gola.
Epërsinë e parë për Shkëndijën e solli Mazari në minutën e 11-të, ndërsa në pjesën e dytë Besart Ibraimi shënoi dy here për rezultatin final 3:0.
Shkëndija të shtunën do të niset për në Antalia, ku do të vazhdojë kampin stërvitor dhe do të luajë ndeshje miqësore kundër Oleksandria, Podbrezova, Sarajevo dhe Ordabasi.