Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të hetimit të vdekjes në qytetin e Prizrenit, të ndodhur më 15 janar 2026.
Rasti është raportuar dje rreth orës 14:30, në rrugën Hafiz Ismajl Haki, ku një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Në këtë rast, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.