Forma dhe gjendja fizike e lojtarëve kyç si Aleksis MakAlister, Rajan Gravenberh dhe Kodi Gakpo po i japin shqetësime trajnerit të Liverpulit, Arne Slot. Lëndimi i papritur i Konor Bradli ka bërë që të pritet që Soboszlai dhe Xhons të luajnë në pozicione të papërshtatshme.
Një tjetër çështje që kërkon vëmendje është marrëdhënia e Mohamed Salah me Slot, për të kthyer egjiptianin në formën e tij më të mirë. Ndonëse nuk mund të mohohet se në raportin mes tyre ka krisje, gjë që mund të luajë kundër teknikut holandez që është shumë nën presion. Në një situatë të tillë, mbi të ka nisur të bie hija e Alonsos së saposhkarkuar nga Reali dhe që e njeh mirë ambientin e “Anfield” si një ish-lojtar i klubit.
Mbi të gjitha, problemi më i madh i Slot mbetet mungesa e koherencës dhe qëndrueshmërisë në lojë. Siç ka pranuar vetë trajneri, Liverpuli nuk po zhvillon performanca të plota këtë sezon. Dy arsyet kryesore janë mungesa shqetësuese e urgjencës dhe intensitetit, si dhe dobësitë në goditjet standarde. Më e ndërlikuara është se ende nuk kemi parë qartazi modelin e lojës që trajneri po përpiqet të zhvillojë me ekipin.
Pavarësisht se Slot thotë se nuk ka ndryshuar stilin e tij, rivalët kanë adaptuar forma të tjera, duke përdorur bllokada të ulta dhe topa të gjatë, duke shmangur presionin e Liverpulit dhe duke e neutralizuar atë në sulm.
Në verë janë shpenzuar një shumë e madhe parash për të shtuar dimensione të reja në skuadër, duke i dhënë më shumë variabël për ta bërë atë më të paparashikueshëm, por deri më tani, rezultati ka qenë që ekipi ka kaluar në një lojë më të vështirë për t’u ndjekur.
Këto muajt që vijnë do të jenë kritikë për Slot, pasi me titullin e humbur, performancat janë po aq të rëndësishme sa pikët, në sytë e tifozëve. Ndonëse natyrisht, një shpëtim mun