Dy persona kanë vdekur nga një stuhi dëbore që përfshiu Gadishullin Kamchatka në Lindjen e Largët të Rusisë, ku shtëpitë dhe rrugët u mbuluan nga dëbora dhe autoritetet lokale shpallën gjendje të jashtëzakonshme.
Imazhet e transmetuara nga mediat ruse tregojnë sasi të mëdha bore që arrijnë deri në katin e dytë të ndërtesave, në disa vende.Edhe pse reshjet e dendura të dëborës nuk janë të rralla në Lindjen e Largët Ruse, intensiteti i kësaj stuhie paralizoi një pjesë të qytetit të Petropavlovsk-Kamchatsky, duke e detyruar kryetarin e bashkisë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.
Dy persona vdiqën të enjten kur u shtypën nga blloqe të mëdha dëbore që binin nga çatitë e ndërtesave, njoftoi Sergei Lebedev, një zyrtar në Ministrinë ruse të Emergjencave.Shkollat mbetën të mbyllura gjithë javën, ndërsa shumë biznese zbatuan punën nga distanca. Rreth 150 kilometra rrjet rrugor në Gadishullin Kamchatka janë mbuluar nga një shtresë e trashë bore deri në 80 centimetra, sipas Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, e cila ka dërguar ushtarë për të ndihmuar punën e ekipeve.
Mediat lokale raportojnë se buka, vezët dhe qumështi janë të vështira për t’u gjetur në dyqanet ushqimore.
Zyrtarët, nga ana e tyre, ia atribuojnë mungesat pamundësisë për të furnizuar disa dyqane për shkak të rrugëve të bllokuara.
Yulia Marozova, një zëdhënëse e qeverisë rajonale, siguroi se furnizimet në treg do të riktheheshin gradualisht ndërsa rrugët do të rihapeshin.