Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për pagën minimale, nga janari 425 euro dhe 500 euro në korrik

- Bota Sot

Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për pagën minimale, nga janari 425 euro dhe 500 euro në korrik

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pagës minimale, duke përcaktuar dy faza të reja të rritjes gjatë vitit 2026, në kuadër të përmirësimit të kushteve ekonomike dhe standardit jetësor të punëtorëve.

Sipas vendimit zyrtar me numër 10/273, të datës 31 tetor 2025, i nënshkruar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, paga minimale do të rritet fillimisht në 425 euro bruto duke nisur nga 1 janari 2026, për një punë të rregullt me orar të plotë. Rritja e dytë është paraparë nga 1 korriku 2026, kur paga minimale do të arrijë në 500 euro bruto, po ashtu për punë të rregullt me orar të plotë.

Kjo rritje pritet të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e mirëqenies së punëtorëve, në uljen e varfërisë dhe në forcimin e fuqisë blerëse të qytetarëve, duke kontribuar njëkohësisht në stabilitetin ekonomik dhe social të vendit.

Me këtë vendim obligohen Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Administrata Tatimore e Kosovës dhe Inspektorati i Punës për zbatimin dhe mbikëqyrjen e plotë të tij, në mënyrë që rritja të reflektohet në të gjitha kontratat e punës dhe pagesat përkatëse.

Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

 



Read it all at Bota Sot