Në fillim një fjalim para skuadrës dhe pastaj paraqitja monstruoze në fushë me të paktën 4 pritje shpëtimtare. Mike Maignan, bashkë me patriotin Rabiot, ishte protagonist i fitores së Milan në Como.
Mike u kthye sërish “Magic”, lider në fushë dhe jashtë saj. “Djema, sot t’i shkojmë deri në fund.
Të ecim përpara, deri në fund, derisa arbitri të mos vërshëllejë më”, – u tha portieri francez shokëve të ekipit pak minuta para nisjes së ndeshjes.
Rinovimi tani duket vetëm një hap larg. Maignan nuk foli për këtë temë pas ndeshjes, por e bëri Rabiot për të: “Ka dëshirë të qëndrojë!” – u shpreh mesfushori.
Ka një akord me klubin për rinovim deri në 2029-ën (me opsion edhe për 2030-ën), me dyfishim page. Maignan do të kalonte nga 2.8 milionë euro që merr aktualisht në një bazë fikse 5.5 milionë euro, plus bonuset që do ta çonin në 7 milionë euro në sezon.
Për të mbyllur marrëveshjen mbeten për t’u saktësuar vetëm pikat që kanë të bëjnë me komisionet e agjentëve, të cilët i qëndrojnë idesë për mbylljen e kontratës më 30 qershor 2026.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, agjenti Jonathan Kebe është në Milano për të takuar drejtuesit e klubit kuqezi që të mbyllin marrëveshjen finale.