KF Shkëndija për sfidën me Samsunin: Ndeshja e parë do të luhet në Shkup

- Bota Sot

KF Shkëndija për sfidën me Samsunin: Ndeshja e parë do të luhet në Shkup

KF Shkëndija nga Tetova ka mësuar sot kundërshtarin për fazën play-off të UEFA Conference League, pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës, në selinë e UEFA-s.

“Shorti ka vendosur që kuqezinjtë të përballen me Samsunsporin e Turqisë, në një duel historik për klubin dhe futbollin vendor. 

Ndeshja e parë do të luhet në Shkup, më 19 shkurt, ndërsa takimi i kthimit është programuar për 26 shkurt në Turqi.

\Ky kualifikim shënon një moment historik, pasi Shkëndija bëhet klubi i parë nga vendi ynë që siguron pjesëmarrjen në fazën play-off të një kompeticioni evropian.

Ecuria pozitive e skuadrës jo vetëm që ka rritur ndjeshëm koeficientin dhe reputacionin ndërkombëtar të klubit, por njëkohësisht ka kontribuar edhe në ngritjen e rejtingut të futbollit të vendit tonë.

Shkëndija vazhdon të shkruajë histori në arenën evropiane, me synimin për të hedhur një tjetër hap të madh në UEFA Conference League”, njofton skuadra kuqezi.



Read it all at Bota Sot