Media sllovene shkruan për përballjen Celje – Drita

- Bota Sot

Media sllovene shkruan për përballjen Celje – Drita

Media sllovene i kanë kushtuar vëmendje përballjes mes kampionit të Kosovës, Drita e Gjilanit, dhe ekipit slloven Celje, në kuadër të play-off-it të UEFA Conference League.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të synojë kualifikimin në fazën e 1/8 së finales të kësaj gare prestigjioze evropiane.

“Lojtarët e Celjes do të përballen dy herë me ekipin nga Kosova, Drita, në një duel për kualifikim në të tetën e finales së Conference League. Kjo u përcaktua nga shorti i hedhur sot nga Unioni Evropian i Futbollit (UEFA) në Nyon”, shkruan media sllovene “Delo”.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 19 shkurt në Prishtinë, ndërsa takimi i kthimit një javë më vonë në Celje.

“Celje, që e përfundoi fazën e ligës në vendin e 13-të, kishte statusin e skuadrës së favorizuar në short, duke siguruar kështu avantazhin e zhvillimit të ndeshjes së kthimit në fushën e vet.

Kundërshtarët e mundshëm të Celjes ishin Drita dhe Armenia Noah, të renditura përkatësisht në vendin e 19-të dhe të 20-të në fazën e ligës.
Celje do të përballet me kampionin e Kosovës, ndërsa Noah do të ndeshet me AZ Alkmaar.

UEFA do të konfirmojë orarin përfundimtar të ndeshjeve të fazës së 1/8 së finales deri në fund të muajit”, shkruan më tej “Delo”.



Read it all at Bota Sot