Shqiptari që pati problem me Vidiqin, shënon në Australi

- Bota Sot

Shqiptari që pati problem me Vidiqin, shënon në Australi

Në hetim nga federata, shikoni golin e talentit shqiptar që kërkohet nga FSHF

Futbollisti shqiptar, Medin Memeti. ka shënuar golin e parë sezonal në kampionatin australian. 

Talenti shqiptar solli përmbysjen e rezultatit për Melbourn Cityn, që fitoi 2:1 përballë Aukland Cityt.

Goli i 18-vjeçarit erdhi pas gjuajtjes me kokë në minutën e 82-të.

Sulmuesi në fjalë është pjesë e moshave të Australisë, por po ashtu Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur interes.

Talenti shqiptar tërhoqi vëmendjen së fundmi në Australi. Pikërisht këtë vit, federata e vendit nisi një investigim për racizëm.

Kjo pasi Justin Vidiqin e akuzoi sulmuesin shqiptar, që e ofendoi gjatë ndeshjes ku Melbourne u përball me Brisbanen.

Auckland FC kryeson me 24 pikë, duke lënë pas Sydney-n me 22, Brisbane Roar-in 21, Melbourne City-n me 20 pikë.



Read it all at Bota Sot