Një nga ata për të cilët përballja e play-off-it në Conference League me Dritën e Gjilanit do të jetë veçanërisht e veçantë është padyshim Milot Avdyli.
“Mesfushori 23-vjeçar, ish-reprezentues i Kosovës në moshat e reja, i cili iu bashkua Celjes në verë nga Vorskla Poltava e Ukrainës, la përshtypje të mira në pjesën vjeshtore të sezonit, duke regjistruar 8 asistime në 27 paraqitje.
Çfarë tha ai për kundërshtarin e radhës në Evropë?”, shkruan në faqen e klubit të futbollit Celje nga Sllovenia.
“Që më herët kam dashur të përballem me Dritën në fazën e ligës dhe tani dëshira më është realizuar.
Ndeshja do të jetë diçka e veçantë për mua, pasi do të përballem me një klub nga vendlindja ime.
Kam disa ‘hesape të hapura’ me Dritën, pasi jam përballur me ta dy herë si lojtar i Trepçës 89 dhe kam humbur të dyja herët (qesh). Jam i sigurt se këtë herë do të jetë ndryshe.
I njoh shumë nga futbollistët e Dritës, i kam ndjekur edhe ndeshjet e tyre evropiane dhe mund të them se janë një ekip cilësor, por padyshim i mposhtshëm.
Në Prishtinë na pret një atmosferë e mirë, por mendoj se do të arrijmë të përshtatemi.
Për ne është gjithashtu e rëndësishme që ndeshjen e kthimit ta luajmë në stadiumin tonë, ku kemi pasur gjithmonë përkrahje të zëshme dhe, me ndihmën e tifozëve, kemi mposhtur AEK-un e Athinës dhe Legian në fazën e ligës së Conference League, duke mbetur në përgjithësi të pamposhtur. Besoj në kualifikim”, tha Avdyli.