Alisa Vishi i bashkohet stafit teknik të Erkan Murselit te klubit të futbollit Shkupi.
Një emër i njohur brenda klubit, me mbi 20 vite punë me grupmoshat e reja, duke kontribuar vazhdimisht në ndërtimin e lojtarëve dhe strukturës sportive.
Në periudhën e fundit, Vishi ka ushtruar edhe detyrën e koordinatorit të akademisë së FC Shkupit, rol që e ka kryer me përgjegjësi.
Përvoja e tij dhe njohja e thellë e klubit pritet të jenë vlerë e shtuar për stafin teknik në këtë fazë të rëndësishme.