Reali kërkon, blen yje dhe për ironi të fatit e mundin ata që po vetë i ka skartuar si të papërshtatshëm.
Në ndeshjen kundër Albacetes, ishin 11, por së pari ka spikatur Loren Aguado, I rritur në La “Fabrica”.
Ky ishte kontrolli i vërtetë i realitetit për La Fábrica. “Është akademia më e mirë në botë. Ka lojtarë që janë rritur në “La Fábrica”.
Ata e dinë që kanë një mundësi të madhe, trajneri i ekipit të parë i njeh më mirë se kushdo. Ata i dinë kërkesat e Madridit dhe e dinë që unë mbështetem tek ata”.
Një sukses i padiskutueshëm, i cili pothuajse kurrë nuk gjen vazhdimësi në ekipin e parë. Dhe kjo sepse shumë largohen, pak qëndrojnë. Në këtë kontekst, ndodhi një skenë e mrekullueshme.
Njëmbëdhjetë lojtarë të stërvitur në La Fábrica morën pjesë në të njëjtën ndeshje zyrtare. Nëntë ende e bënin këtë nën ombrellën e bardhë (Fran García, Asencio, David Himénez, Sestero, Gonzalo, Karvahal, Palacios, Manuel Ángel dhe Vinicius). Dy, tashmë si rivalë (Loren Aguado dhe Havi Vijar). Një shpërndarje e pabarabartë (9-2) që dukej se parashikonte një rezultat të parashikueshëm.
Por ndeshja theu çdo logjikë të mëparshme dhe përfundoi duke treguar ata që duhej të gjenin rrugën e tyre larg Valdebebas. Aty të gjithë kanë më shumë frikë nga gabimi sesa liria.
“Më duhej të mbroja Vinin në disa stërvitje, isha gati”, rrëfeu Loren Aguado.
Mbrojtësi përfaqëson konceptin e një lojtari total vendas si pak të tjerë.
Ai mbërriti në Real Madrid si fëmijë dhe kaloi absolutisht të gjitha fazat. Veprimet e tij nuk pranojnë diskutim.
Me besim dhe pa komplekse, Loren luajti ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij.