Lajme të mira për futbollistin e Shqipërisë

- Bota Sot

Lajme të mira për futbollistin e Shqipërisë

Alarmi për gjendjen e Ardian Ismajlit ka zgjatur shumë pak te Torino.

Mbrojtësi shqiptar, i cili u detyrua të largohej nga fusha gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë ndaj Romës, pas dy goditjeve të forta të marra në të njëjtën zonë të shputës së këmbës, rezulton të jetë në gjendje të mirë dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Marko Baroni për ndeshjen e radhës.

Ismajli kishte qenë protagonist i një paraqitjeje shumë pozitive ndaj verdhekuqëve, por në pjesën e dytë u detyrua të kërkonte zëvendësim për shkak të dhimbjeve, duke lënë vendin për Maripanin.

Situata ngjalli shqetësim fillestar te stafi teknik dhe tifozët, por ekzaminimet mjekësore të kryera të nesërmen konfirmuan se nuk bëhej fjalë për ndonjë dëmtim serioz.

Stafi mjekësor i Torinos ka përjashtuar komplikacionet, ndërsa mbrojtësi shqiptar pritet t’i bashkohet normalisht grupit në seancat stërvitore. Rikthimi i tij është parashikuar për fundjavën, kur Torino do të përballet sërish me Romën, këtë herë në ndeshjen e kampionatit që do të luhet në Torino.

Në këtë mënyrë, Marko Baroni do të ketë në dispozicion një nga pikat e forta të repartit defensiv, në një sfidë të rëndësishme për vazhdimësinë e skuadrës në Serie A. Ismajli është nga të vetmit lojtarë që ka bindur këtë sezon nga afrimet e reja te Torino.



Read it all at Bota Sot