Dinamo e prezanton në kohë

- Bota Sot

Dinamo e prezanton në kohë

Aldo Vangjeli i është bashkuar stafit të Dinamos, ndërsa mbahet mend për eksperiencën e kaluar me Dinamon. Blutë e prezantuan sot doktorin, si një vlerë të shtuar për klubin.

Njoftimi i Dinamos:

“Mirë se vjen doktor Aldo Vangjeli!

Klubit dinamovit i është bashkuar prej pak ditësh doktori Aldo Vangjeli, një profesionist me eksperiencë të gjatë në fushën e mjekësisë sportive.

Me disa kualifikime dhe tituj të ndryshëm, doktor Vangjeli ka punuar më parë edhe me ekipet kombëtare. Një vlerë e shtuar për klubin blu, që i uron mirëseardhjen”.

Vangjeli fitoi gjyqin me Tiranën në FSHF, pikërisht një muaj më parë. Kjo pas kërkesës së detyrimeve të padhëna.



Read it all at Bota Sot