Java e 20-të e kampionatit luhet të dielën dhe të hënën

- Bota Sot

Java e 20-të e kampionatit luhet të dielën dhe të hënën

Skuadrat e Abissnet Superiores kanë lënë pas tashmë javën e 19-të të kampionatit dhe kanë nisur përgatitjet për ndeshjet e javës së 20-të, të cilat do të luhen të dielën dhe të hënën.

Konkretisht të dielën, në 18 janar, duke filluar nga ora 17.00,  do të zhvillohen dy sfida: Flamurtari- Bylis dhe Egnatia-Elbasani.

Skuadra vlonjate dhe ajo ballshiote vijnë në një duel për të kërkuar rezultatin pozitiv në mënyrë që t’i largohen sa më shumë vendeve të fundit të renditjes. Flamurtari do të kërkojë fitoren në stadiumin e vet, përballë Bylisit.

Ndërsa supersfida do të luhet në stadiumin Arena Egnatia, atje ku dy skuadrat e kreut të renditjes së Abissnet Superiores do të përballen sëbashku. Secila do të kërkojë fitoren për të rikuperuar pikët e humbura në ndeshjet e kaluara. Kjo sfidë do të vijë për të gjithë teleshikuesit, drejtpërdrejt në RTSH 1.

Ndeshjet e së hënës do të nisin me sfidën Vora-Tirana, në orën 13.30.

Të dyja skuadrat vijnë pas fitoreve respektive dhe do të kërkojnë të ruajnë vijimësinë e rezultateve pozivite.

Në orën 17.00 Partizani pret Teutën në Arenën e Demave. “Të kuqtë” duhet të rikuperojnë pikët e humbura me Vorën, ndërsa djemtë e trajnerit Dobi duan fitoren pas barazimit pa gola të arritur me Dinamo Cityn.

Java e 20-të e Abissnet Superiores mbyllet me supersfidën tjetër Dinamo City-Vllaznia. Një duel tjetër i rëndësishëm për kreun e renditjes që pritet të dhurojë emocione. Të tri sfidat e së hënës do të transmetohen drejtpërdrejt në RTSH Sport.



Read it all at Bota Sot