Kuvendi i Prizrenit mbajti mbledhje në përbërjen e re

- Gazeta e Prizrenit

Kuvendi i Prizrenit mbajti mbledhje në përbërjen e re
Sot, është mbajtur seanca e parë e rregullt e përbërjes së re të Kuvendit të Prizrenit.
Në pikën e zakonshme ku anëtarët më së shumti debatojnë, atë në parashtrimin e pyetjeve të kuvendarëve, Qemal Krasniqi nga LDK, kërkoi që komisioni komunal për vlerësimin e dëmëve, të dalë sa më shpejt në të terren dhe të bëj vlerësimin e dëmeve të shumta që janë shkaktuar në territorin e komunës së Prizrenit nga vërshimet.
Ndërkaq, kuvendari i BDP, Shukri Quni, kërkoi që Kuvendi të themelojë një komision të përhershëm për vlerësimin e dëmëve nga fatkeqësitë e ndryshme, përveç atij ekzistues, raporton Tv Prizreni. Në seancën e parë të rregullt, janë betuar edhe kuvendarët e rinj: Daut Panikaj, Sulltan Badalli, Trëndelina Kastrati dhe Adrit Krasniqi, që zëvendësojnë bashkpartiakwt që shkuan në ekzekutiv.


Read it all at Gazeta e Prizrenit