Iliria vazhdon merkaton e “zjarrtë”, teksa para pak minutash ka prezantuar dy futbollistët më të rinj.
Idrissa Camara është i pari, i cili pasi mbylli aventurën me Boluspor në Turqi, ka vendosur që të nisë një të re në Kategorinë e Parë në Shqipëri.
Ai është një 27-vjeçar nga Senegali, që luan në krahun e majtë të sulmit.
Në të njëjtin rol luan edhe futbollisti tjetër, Luka Merdoviq.
Ky i fundit është 28-vjeç me origjinë nga Mali i Zi.
Eksperiencat e tij kanë qenë me ekipe si Mornar Bar, Podgorica, Sloboda Tuzla dhe Foresta Suceava..