Ramadani: Ishte shorti që kishim dëshiruar, jo sepse ekipi i Celjes është i dobët

- Bota Sot

Ramadani: Ishte shorti që kishim dëshiruar, jo sepse ekipi i Celjes është i dobët

Kampioni i Kosovës, Drita e Gjilanit, në asnjë formë nuk i druhet skuadrës sllovene Celje, me të cilën do të takohen në kuadër të play-off-it në Conference League në futboll.

Ndeshja e parë luhet me 19 shkurt në Prishtinë, ndërsa e kthimit një javë më vonë.

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani komenton shortin: “Ishte shorti që kishim dëshiruar, jo sepse ekipi i Celjes është i dobët, por sepse pamë forcën e AZ Alkmaar.

Donim që tani të shohim edhe forcën e Celjes.

Bëhet fjalë për një skuadër që është në vendin e parë në ligën sllovene, me plot 12 pikë avantazh ndaj vendit të dytë.

Do të jetë një përballje shumë e vështirë, por nuk do të dalim të dorëzuar, do të bëjmë gjithçka për t’ua vështirësuar punën”.



Read it all at Bota Sot