Ernest Muçi po përjeton formë fantastike, mbase edhe më të mirën në karrierë, ndonëse është ende 24 vjeç.
Në 18 ndeshje të zhvilluara me Trabzonspor në të gjitha kompeticionet, sulmuesi i Kombëtares numëron 9 gola dhe 3 asiste.
Rasti më i freskët ishte në Kupë karshi Istanbulspor, dopietë dhe asist. Kartoni i Muçit i përket Besiktas, ndërsa tifozët bardhezinj nga Stambolli janë “dashuruar” me aftësitë e shqiptarit.
Raportimi i fundit nga “kontra 61”, tregon dëshirën e ish-sulmuesit të Tiranës, ai nuk do të kthehet më te Besiktas dhe ka bindjen se Trabzonspor do ta blejë përfundimisht.
Tashmë, pritet lëvizja e “gurëve” nga klubi aktual, aty ku përveç dëshirës, nevojiten edhe milionat.