Mesfushori i Egjiptit i thur elozhe shqiptarit

- Bota Sot

Mesfushori i Egjiptit i thur elozhe shqiptarit

Klubi i Bristol në Championship ka prezantuar këto ditë një afrim të ri, mesfushorin 34-vjeçar egjiptian Sam Morsi, i cili ka bërë emër në të kaluarën duke luajtur edhe me skuadra si Ipswich në Premier Ligë.

Futbollisti , që në prezantimin e parë për mediat, ka folur për klubin e ri e sidomos për Anis Mehmetin, me të cilin ka krijuar një lidhje miqësore prej vitesh.

“Unë e njoh Anisin shumë mirë.

Ai është si vëllai im i vogël, po flisja shumë me të kur po flitej për afrimin tim në klub dhe ai ka folur shumë mirë për këdo këtu.

Miqësia me të? Ndoshta janë 6, 7 apo më shumë vite që njihemi.

Kemi luajtur kundër njëri-tjetrit dhe jemi bërë miq të mirë gjatë viteve.

Ai ka një mentalitet të ngjashëm me mua. Ai kërkon gjithmonë të shtyjë veten dhe përmirësohet dhe është një tip i shkëlqyer, po kalon një sezon shumë të mirë.

Ai arriti në dyshifror golash në sezonin e kaluar, ai është pranë dyshifrorit edhe këtë sezon, ka disa asiste, po përmirëson lojën e tij.

Ai është një djalosh i shkëlqyer, një student i lojës dhe do të vazhdojë të bëhet gjithnjë e më i mirë.

Nuk ka një tavan të vërtet për të.

Kur ke një mentalitet të përmirësimit të vazhdueshëm, kush e di se çfarë mund të arrijë?

Por padyshim, ia kam kujtuar se fokusit i tij i këtij sezoni është këtu, të shënojë gola dhe të bëjë mirë për ne.

Ne na duhet që ai të tregojë versionin më të mirë të tijin pasi nëse e bën, ai është një nga sulmuesit më të mirë në kampionat, për të mos thënë më i miri aktualisht.

Ndaj ne duhet ta mbajmë në formë, ta mbajmë me këmbë në tokë dhe ta mbajmë në punë”, tha Morsi në fjalët e tij para mediave për Mehmetin.



Read it all at Bota Sot