Fortuna Dusseldorfit ka shënuar fitore në çastet e fundit, me rezultat 1:0 ndaj Arminia Bielefeldit, në takimin e javës së 18-të të Bundesligas II.
Reprezentuesi i Kosovës, Floerent Muslija, është protagonist.
Muslija asistoi në minutën e 86-të, ndërsa Itten shënoi për fitoren e madhe.
Muslija u paraqit gjatë gjithë ndeshjes.
Fortuna e zë vendin e 14-të me 20 pikë, ndërsa Arminia Bielefeld ka një pikë më pak në pozitën e 16-të.