Skuadra e Atalantës përkundër mungesës së Berat Gjimshitit, kthehet me pikë nga Pisa,
Pisa dhe Atalanta ndajnë pikët (1:1) në ndeshjen e javës së 21-të të Serie A.
Futbollisti Gjimshiti mungoi për shkak të lëndimit. Dy gola bien në fund të ballafaqimit.
Krstoviq kaloi në epërsi udhëtuesit në minutën e 83-të.
Megjithatë Pisa shmang humbjen, Durosinmi në minutën e 87-të ka barazuar rezultatin, 1:1.
Atalanta e zë vendin e 7-të me 32 pikë e Pisa të 19-tin me 14 sosh.