Prizren: Para të falsifikuara, banka raporton deponimin e 500 eurove fals

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Para të falsifikuara, banka raporton deponimin e 500 eurove fals

Trendi i parave të falsifikuara ka ‘lulëzuar’ në Kosovë për një kohë të gjatë, ku qindra e mijëra euro false janë vënë përditë në qarkullim. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa monedhat metalike që më së shumti dalin false janë 1 dhe 2 euro, si dhe kartëmonedhat 50 e 100 euro, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i dyshuar është raportuar në Prizren, pasi nga klientë të ndryshëm janë deponuar para që dyshohet se janë të falsifikuara.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se më 16.01.2026 rreth orës 10:00, në Stacionin Policor në Prizren është paraqitur ankuesi, përfaqësues i bankës Raiffeisen, i cili ka raportuar se gjatë periudhës 31.12.2025 deri më 08.01.2026, nga klientë të ndryshëm janë deponuar 500 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Sipas informatave, shuma e dyshuar prej 500 euro është sekuestruar dhe është dërguar për trajtim në njësinë e krim-teknikës, me qëllim të verifikimit dhe ekzaminimit.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe njësia e hetuesisë, ndërsa hetimet pritet të vazhdojnë për të zbuluar origjinën dhe qarkullimin e këtyre kartëmonedhave të dyshuara.



Read it all at Gazeta e Prizrenit