Dhunuan të pastrehët dhe emigrantët, dy oficerë policie në Lisbonë përballen me disa akuza

- Bota Sot

Dhunuan të pastrehët dhe emigrantët, dy oficerë policie në Lisbonë përballen me disa akuza

Dy oficerë policie në Lisbonë po përballen me akuza për torturim të personave të pastrehë dhe emigrantëve, pasi i postuan veprimet e tyre në një grup online.

Mësohet se në këtë grup kishte edhe anëtarë të tjerë të forcave të sigurisë. Dy oficerët e policisë, rreth 20 vjeç janë në paraburgim dhe ata akuzohen për torturë, trajtim mizor dhe abuzim me pushtetin.

Njëri prej tyre përballet gjithashtu me akuza për përdhunim, grabitje dhe falsifikim. Në një incident. oficerët e policisë rrahën një emigrant maroken brenda një stacioni policie për disa orë, duke e detyruar atë të puthte çizmet e tyre.

Ministria e Brendshme tha se ishte thellësisht e trishtuar nga sjellje dhe veprime të tilla që shkelin të drejtat civile të cilat nuk përfaqësojnë sjelljen e përgjithshme të profesionistëve të policisë. Inspektorati i Portugalisë ka nisur një hetim të veçantë ndaj oficerëve të tjerë të policisë.



Read it all at Bota Sot