Njësitet policore kufitare, gjatë patrullimit në zonën kufitare, kanë vërejtur mungesën e shenjës rrugore të informimit për trafikun lokal ndërkufitar për banorët e zonës.
Rasti ka ndodhur në rrugën Goden–Dobrunë të Gjakovës, ku dyshohet se shenja është vjedhur nga persona të panjohur.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent.
Ndërsa, tani njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet hetimore për zbardhjen e rastit.