Ndërron jetë presidenti i Fiorentinës

- Bota Sot

Ndërron jetë presidenti i Fiorentinës

Klubi i Fiorentinës ka njoftuar ndarjen nga jeta të presidentit të saj, Rocco Commisso, në moshën 76-vjeçare, pas një periudhe të gjatë trajtimi mjekësor.

Commisso, biznesmen italo-amerikan dhe themelues i kompanisë Mediacom, mori drejtimin e Fiorentinës në vitin 2019, kur bleu klubin nga familja Della Valle.

Gjatë presidencës së tij, ai u angazhua fuqishëm për rritjen dhe modernizimin e klubit, duke ndërtuar një qendër stërvitore moderne – Viola Park – një nga më të avancuarat në Evropë.

Në aspektin sportiv, Fiorentina arriti një finale të Kupës së Italisë dhe dy finale të UEFA Conference League gjatë mandatit të tij. Commisso u shqua gjithashtu për lidhjen e fortë me tifozët dhe qytetin e Firences, si dhe për kontributin humanitar gjatë pandemisë Covid-19.

Klubi vjollcë shprehu ngushëllime për familjen Commisso dhe theksoi se trashëgimia e Rocco Commisso-s do të mbetet e përjetshme në historinë e Fiorentinës. Ndeshja e radhës e ekipit është planifikuar të luhet nesër në transfertë ndaj Bolognës.



Read it all at Bota Sot